AJSBERG GOLD

AJSBERG GOLD

Ajsberg është një dyqan ari me histori më shumë se 20 vjecare në qytetin e Vlorës. Ky biznes ka filluar aktivitetin e tij në vitin 1999 si një përpjekje për të sjellë bukurinë dhe rafinimin e bizhuterive të floririt në jetën e njerëzve që e duan të bukurën. 

Me një vendndodhje të privilegjuar pranë teatrit "Petro Marko", në Bulevardin Ismail Qemali, shumë pranë qendrës së Vlorës, dyqani është bërë një pjesë e pazëvendësueshme dhe atraktive jo vetëm për vendasit por dhe për turistë të huaj që janë në kërkim të bizhuterive të floririt Një nga veçoritë kryesore të këtij dyqani është cilësia e lartë dhe gama e gjerë e aksesorëve, duke përfshirë varëse, vathë, unaza për femra, meshkuj dhe fëmijë.

Emri i biznesit, Ajsberg, lidhet fillisht me detin, i cili është kryefjala dhe atraksioni më i madh turistik i qytetit të Vlorës. Thellësia dhe padukshmëria e një ajsbergu reflektohet në gamën e gjërë të produkteve që biznesi ofron dhe vlerën e madhe që ato mbartin dhe pse në dukje janë objekte të vogla.

 Ky emër tregon se ka shumë më tepër për të zbuluar dhe klientët do të kenë një eksperiencë më të thellë dhe më të pasur sesa sa mund të shohin nga jashtë.

Po ashtu eleganca, stili, bukuria dhe madhështia e një ajsbergu lidhet me produktet e një standarti të lartë, dizajneve të ndryshme, elegancës dhe stilit që do të gjeni sapo ta vizitoni për herë të parë argjendarinë.

Back to blog