Pak histori
Ajsberg është një dyqan bizhuterish ari i vendosur në qendër të qytetit të Vlorës. Ky biznes i vogël dhe familjar, pronari i të cilit një anëtar i një familjeje vendase, ka filluar aktivitetin e tij në vitin 1999 si një përpjekje për të sjellë bukurinë dhe rafinimin e floririt në jetën e njerëzve që e duan të bukurën.
Me kalimin e kohës, bashkëpunimi me familjarë, ka ndihmuar në zgjerimin dhe rritjen e dyqanit duke e bëre një destinacion të njohur për blerësit vendas po ashtu dhe të huaj. Me një vendndodhje të privilegjuar në qendër të qytetit, dyqani është bërë një pjesë e pazëvendësueshme dhe atraktive per personat që janë në kërkim të bizhuterive të floririt.Një nga veçoritë kryesore të kësaj argjendarie është cilësia e lartë dhe gama e gjerë e produkteve, duke përfshirë varëse, vathë, unaza dhe aksesorë të ndryshëm për femra, meshkuj dhe fëmijë.
Emri i biznesit, Ajsberg, lidhet fillisht me detin, i cili është kryefjala dhe atraksioni më i madh turistik i qytetit të Vlorës. Thellësia dhe padukshmëria e një ajsbergu reflektohet në gamën e gjërë të produkteve që biznesi ofron dhe vlerën e madhe që ato mbartin dhe pse në dukje janë objekte të vogla.
Ky emër tregon se ka shumë më tepër për të zbuluar dhe klientët do të kenë një eksperiencë më të thellë dhe më të pasur sesa sa mund të shohin nga jashtë.
Po ashtu eleganca, stili, bukuria dhe madhështia e një ajsbergu lidhet me produktet e një standarti të lartë, dizajneve të ndryshme, elegancës dhe stilit që do të gjejnë sapo ta vizitojnë për herë të parë.